– “S’ka dyshim se Zoti yt është më i Ditur se cili është ai që e ka humbur rrugën e Tij dhe Ai është më i ditur për ata që gjetën udhën e drejtë.” – Ky është një kërcënim i frikshëm për të humburit nga rruga e drejtë dhe një premtim shpresëdhënës dhe përgëzues për të udhëzuarit në rrugën e drejtë. Kjo tregon, gjithashtu, edhe urtësinë e madhe të Allahut të Lartësuar, i Cili e di më mirë se kushdo se cilët meritojnë udhëzimin dhe cilët humbjen.