– “Ne kurrë nuk kemi dëgjuar për diçka të tillë (monoteizëm) nga njerëzit këto kohët e fundit. Kjo nuk është gjë tjetër, veçse një trillim.“ – Kuptimi: Këtë lloj feje nuk e kemi dëgjuar askund dhe as nga etërit tanë. Për këtë arsye, mbahuni fort pas asaj që kanë lënë etërit tanë, sepse ajo është e vërteta. Kjo fe është thjesht një trillim i mendjes së tij, është një mashtrim dashakeqës.
Por edhe ky arsyetim është shumë i dobët dhe jo i drejtë. Është tërësisht e padrejtë që të refuzosh fjalën e tjetrit vetëm e vetëm se bie ndesh me mendimin tënd, pa ofruar asnjë argument vërtetues të këtij qëndrimi. Cili është arsyetimi se ajo tezë është e papranueshme? Pastaj vjen një tjetër arsyetim i tyre për të refuzuar Profetin e Zotit. Ata thanë: