Select Page

“Mjerë për çdo gënjeshtar e gjynahqar të madh, Që i dëgjon faktet e Allahut kur i lexohen, e pastaj vazhdon sërish të tregohet mendjemadh, sikur nuk i ka dëgjuar ato! Paralajmëroji ata për një ndëshkim të dhembshëm! Kur mësojnë diçka prej ajeteve Tona, ata i marrin me tallje. Ata do të kenë një dënim poshtërues.” – I Madhëruari i përshkruan këta të mjerë me dy cilësi: “effak” – gënjeshtarë në fjalë dhe “ethim” – gjynahqarë në vepra. Çdokush që ka këto cilësi kërcënohet se do të ketë një ndëshkim të dhembshëm. Për të kuptuar këtë ndëshkim, mjafton të thuhet se ata i pret Xhehenemi, siç thotë i Lartësuari më pas: