Select Page

“Kush ka bërë ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do të shohë. Dhe kush ka bërë ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do të shohë.” – Llogaria e Zotit është absolutisht e drejtë. Asaj nuk i shpëton asnjë lloj pune, sado e vogël qoftë ajo, e mirë apo e keqe. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Atë ditë, çdo njeri do të gjejë pranë vetes veprat e mira që ka bërë. Ndërsa për të këqijat që ka bërë, do të dëshirojë që, në mes tij dhe tyre, të jetë një largësi shumë e madhe. Allahu ju paralajmëron me dënimin që vjen prej Tij. Por Allahu është shumë i Mëshirshëm ndaj robërve .” [Al Imran 30]. Ose: “Kur Libri (i punëve) do t’u vihet përpara, ti do t’i shohësh gjynahqarët të frikësuar nga shënimet në të, që do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër – të madhe apo të vogël -, pa e shënuar.” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.” [Kehf 49].