– “E pas gjithë kësaj, ç’të shtyu (o njeri) të mohosh Ditën e Shpërblimit?” – Pra, pas gjithë këtyre shenjave dhe fakteve të sjella nga i Gjithëdituri dhe i Plotpushtetshmi, cili është shkaku që të shtyn në mosbesim dhe në mospranim të Ditës së Llogarisë? Ato duhej që të të sillnin siguri të plotë për takimin me Allahun dhe për llogarinë e drejtë. Mirësitë dhe begatitë e shumta me të cilat Zoti të ka privilegjuar, duhej të nxisnin tek ti mirënjohjen dhe nënshtrimin për Dhuruesin. Të gjitha ato duhej të ishin një nxitje e fortë, që të mos mohoje asgjë për të cilën të ka njoftuar Allahu i Madhëruar nëpërmjet Profetit të Tij.