– Jo në rrugën e atyre që merituan zemërimin …” – Pra, Rruga e Drejtë nuk është ajo që ndoqën të mallkuarit dhe ata që merituan zemërimin e Allahut, të cilët e njohën të vërtetën dhe më pas e braktisën atë e nuk punuan sipas saj. Ata që vepruan kështu ishin çifutët dhe të ngjashmit me ta.
– “… dhe as në rrugën e të humburve!” – Rruga e Drejtë nuk është as ajo që ndoqën të humburit, ata të cilët e braktisën dhe e shpërfillën të vërtetën nga padituria dhe përhumbja e tyre, siç ishin të krishterët dhe të ngjashmit me ta.