Select Page

– “Ata nuk kanë ushqim tjetër, veç një ferre helmuese, e cila nuk jep fuqi, as nuk largon uri.” – Funksioni i ushqimit është ose largimi i urisë dhe vuajtjes që ajo krijon, ose forcimi i trupit dhe ruajtja e tij nga dobësimi. Asnjë prej këtyre nuk ekziston tek ushqimi i banorëve të Xhehenemit, pasi ai është një ushqim tejet i pështirë, i hidhur dhe i urryer. E lusim Allahun e Madhëruar të na ruajë nga kjo e keqe! Ndërsa banorët e Xhenetit meritojnë tjetër shpërblim: