Select Page

Dhe për herë të pestë ai duhet të thotë: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi mua nëse po them gënjeshtër!” – Në herën e pestë, përveç asaj që thuhet në katër herët e para, shton mallkimin mbi veten, nëse gënjen. Pasi përfundon këtë lutje për mallkim, atëherë ai nuk ndëshkohet si shpifës. Kjo kuptohet nga ajetet. Nëse ai e tregon edhe burrin me të cilin gruaja ka bërë zina, edhe ai do të gjykohet në varësi të dëshmisë ose jo të gruas.

Nëse gruaja nuk e pranon akuzën ndaj saj, atëherë ajo nuk dënohet (e po kështu edhe dënimi i atij burrit që akuzohet se bëri imoralitet). Por nëse gruaja nuk pranon të bëjë dëshmitë njëlloj si bashkëshorti i saj, a dënohet ajo me gurë, duke marrë për bazë betimet e burrit dhe mosbetimin e saj, apo dënohet me burgosje të përjetshme? Dy janë mendimet e dijetarëve. Por faktet tregojnë se ajo duhet të dënohet me masën e përcaktuar për imoralitetin nga Sheriati e jo me burgosje të përjetshme. Këtë e mbështet edhe fjala e Allahut të Madhëruar: