– “… dhe këtë ai e dëshmon edhe vetë (me veprat e tij).” – Cilit i referohet përemri vetor “ai”? Mundësitë janë:
1. “Ai” është njeriu. Në këtë rast, kuptimi i ajetit është: Për këtë mosmirënjohje edhe vetë njeriu është dëshmues dhe nuk e mohon një fakt të tillë. Kjo është një çështje e dukshme dhe e pamohueshme, që çdokush mund ta vërejë.
2. “Ai” është Allahu. Kështu, kuptimi i ajetit del: Për këtë mosmirënjohje është Allahu dëshmitar. Ky është një kërcënim i ashpër dhe i rëndë për ata që tregohen mosmirënjohës ndaj mirësive të Zotit dhe mospërfillës ndaj detyrimeve dhe përgjegjësive karshi Tij. Allahu është dëshmitar i këtyre veprave dhe çdokujt do t’i japë shpërblimin e merituar.