7. A nuk të gjeti të paudhëzuar dhe të udhëzoi? “A nuk të gjeti të paudhëzuar dhe të udhëzoi?” – Ti nuk e dije se ç’është Shpallja dhe as imani. Zoti yt të mësoi atë që nuk e dije. Ai të bëri të gatshëm dhe të inspiroi që të bësh veprat më të mira dhe të stolisesh me virtytet më të larta.