Select Page

Zoti yt e di mirë gjithçka që fshehin zemrat e tyre dhe gjithçka që e shfaqin haptazi.Atij nuk mund t’i fshihet asgjë në qiell dhe as në tokë. Ai i di si ato gjëra që njerëzit i shfaqin haptazi ashtu edhe ato që i fshehin në gjokset e tyre. Ai është i Vetmi i adhuruar me meritë në dynja dhe në ahiret, sepse Ai është i plotë dhe Absolut në cilësitë e madhështisë dhe bukurisë dhe Ai është i vetmi që, me bujarinë e Tij, u ka dhuruar krijesave mirësitë e panumërta dhe çdo gjë që ata zotërojnë.