Select Page

Tani hidhe atë që e ke në dorën tënde të djathtë (shkopin) që t’i gëlltisë menjëherë ato që bënë ata! Ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër, përveçse mashtrim magjistari dhe magjistari kurrë nuk fiton, kudo qoftë.” – Hidh shkopin dhe do të shohësh se magjia e tyre nuk ka për t’u sjellë asgjë të pritshme. Gjithçka ishte thjesht iluzion magjistarësh, që mashtrojnë njerëzit dhe ua zbukurojnë të kotën, duke i bërë të mendojnë se janë në të vërtetën. Musai e hodhi shkopin, i cili filloi të gëlltiste gjithçka që paraqitën magjistarët, ndërkohë që njerëzit shihnin ç’po ndodhte. Atëherë, magjistarët e kuptuan se kjo nuk ishte magji, por një mrekulli e madhe nga Allahu, prandaj nxituan menjëherë të shfaqnin besimin e tyre: