– “Atyre që besuan shpalljet Tona dhe ishin muslimanë (të nënshtruar ndaj Zotit) do t’u thuhet:” – Allahu i Madhëruar i përshkruan ata me dy cilësi:
1. Ata e kanë besuar Shpalljen hyjnore. Kjo do të thotë që ata fillimisht e kanë pranuar si të vërtetë dhe të saktë Shpalljen e Zotit, por jo vetëm kaq. Ata e kanë ditur mirë kuptimin e Shpalljes dhe e kanë zbatuar atë. Vetëm kështu mund të quhet se e kanë besuar Shpalljen e Zotit.
2. Ata janë treguar të përulur dhe të përkushtuar ndaj Zotit, në çdo aspekt, si me fjalë e vepra, ashtu edhe me ndjenjat e zemrës. Këtyre fatlumëve do t’u thuhet: