Select Page

– “Sigurisht, ndër njerëzit më të afërt të Ibrahimit janë ata që e pasuan atë dhe ky Profet (Muhamedi) së bashku me ata që e kanë besuar.” – Këta janë pasuesit dhe pasardhësit e denjë të Ibrahimit dhe të rrugës së tij. Ata e ndoqën rigorozisht udhëzimin e Ibrahimit. Për këta, Allahu i Lartësuar ka bërë një premtim madhështor, duke thënë:

– “Allahu është Mbrojtësi i besimtarëve.” – Pra, Allahu është Uelijju i besimtarëve. Uelijj i dikujt quhet i dashuri, miku ose kujdestari i tij, që e ndihmon dhe përkujdeset vazhdimisht për të. Ndërsa çifutët, të krishterët e idhujtarët, të cilët e braktisën fenë, besimin dhe ligjin e sjellë nga Ibrahimi, ata janë shumë larg nga Ibrahimi, por dhe Ibrahimi është larg tyre. Pretendimet e tyre të pabaza janë të pavlefshme.

Këto ajete tregojnë se ndalohet të diskutojmë për çështje të cilat nuk i njohim. Për ato gjëra që nuk i dimë, më mirë të heshtim sesa të flasim. Këto ajete tregojnë, gjithashtu, se njohja e historisë njerëzore është diçka e mirë, prandaj jemi të nxitur që të hulumtojmë në këtë drejtim. Nëpërmjet kësaj dijeje, ne mund të gjykojmë dhe argumentojmë saktë për shumë çështje, sikurse shtjelluam çështjen e përkatësisë fetare të Ibrahimit. Pastaj i Urti thotë: