Select Page

– ”Po, a nuk po e mendon njeriu se Ne e krijuam atë më pare, kur ai nuk ishte fare?” – Le të mendojë pak për gjendjen e tij fillestare. Le të kujtojë që Allahu e krijoi kur nuk ekzistonte fare. Atëherë, Ai që është i Plotfuqishëm për të krijuar diçka nga hiçi, a nuk është i Plotfuqishëm që ta rikrijojë atë pasi të jetë shpërndarë në tokë e të jetë bërë një me dheun?! I ngjashëm është ajeti tjetër kuranor: “Është Ai që e fillon krijimin dhe pastaj e përsërit atë, dhe kjo e dyta është edhe më e lehtë për Të.” [Rum 27].

Allahu thotë: “Po, a nuk po mendon njeriu …”. Kjo është një ftesë që njerëzit të meditojnë dhe të vështrojnë në këto argumente logjike. Kjo ftesë bëhet me fjalët më të zgjedhura dhe më të buta. Kjo tregon se çdokush që e mohon ringjalljen është treguar i pavëmendshëm nga gjendja e vet më parë. Nëse do të mendonte se si është krijuar herën e parë, nuk do ta mohonte ringjalljen dhe mundësinë e saj.