Select Page

Për sa i përket atij që është penduar (në këtë jetë), që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira …Në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar na tregoi se do t’i pyesë krijesat për të adhuruarit e tyre në dynja dhe rreth profetëve që dërgoi ndër ta. Ndërsa në këto ajete na tregon rrugën përmes së cilës robi mund të shpëtojë nga ndëshkimi i Allahut dhe të arrijë fitoren.

Ai na tregon se nuk ka shpëtim tjetër, veçse përmes pendimit nga shirku dhe gjynahet. I shpëtuar është vetëm ai që beson Allahun korrektësisht dhe e adhuron Atë me sinqeritet, që beson profetët dhe mesazhet e tyre, si edhe bën punë të mira, sipas këshillave dhe rrugës së profetëve.

… ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit.Ai që i ka këto cilësi shpresohet që të jetë nga muflihun-ët, pra, të fituarit, që arrijnë të përmbushin synimet e tyre dhe të shpëtojnë nga çdo gjë që i druheshin.  Askush nuk mund të arrijë këtë pa cilësitë e lartpërmendura.