– ”Mjerë për ju dhe për ata që ju adhuroni veç Allahut! A nuk e kuptoni?” – Sa të humbur dhe të dëshpëruar që qenkeni! Sa të poshtëruar dhe të pavlerë jeni ju dhe ajo që ju adhuroni! Nëse vërtet do të logjikonit, do ta kuptonit mirë gjendjen tuaj të mjerë. Por duke qenë se nuk keni mend në kokë dhe jeni zhytur në devijim dhe injorancë me vetëdije, atëherë dijeni se kafshët janë në gjendje më të mirë se ju. Kështu, pasi nuk gjetën asnjë mënyrë për të argumentuar kotësinë e tyre, u kthyen te gjuha e forcës dhe vendosën ta dënonin: