– “Atë ditë, edhe miqtë e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit,…” – Atë ditë, edhe ata që në jetën e kësaj bote mbahen për miq dhe aleatë të ngushtë, të cilët i bashkon kufri, gjynahet dhe mohimi i shpalljeve të Zotit, do të jenë armiq të njëri-tjetrit.
Dashuria dhe miqësia do të shndërrohet në urrejtje e armiqësi, sepse lidhja e tyre në dynja nuk është për hir të Allahut. Në fakt, kështu do të përfundojë çdo dashuri dhe lidhje jo për hir të Allahut. Allahu i Madhëruar përjashton nga ky gjykim një kategori të zgjedhurish, duke thënë:
– “… përveç të devotshmëve.” – Përveç atyre që ruhen nga shirk-u dhe padrejtësitë, sepse dashuria dhe lidhja mes tyre do të vazhdojë e pakëputur. Miqësia e tyre do të jetë e përjetshme, sepse i Përjetshëm është Ai për hir të të Cilit ata janë dashur. Pastaj i Madhëruari tregon shpërblimin e të devotshmëve. Ditën e Kijametit, Ai do t’u flasë me dashuri e do t’u thotë: