Select Page

Sikur të kishim dashur Ne mund t’ua kishim verbuar sytë. Atëherë ata do ta kërkonin rrugën, por si vallë do të mund ta shihnin? Po të donim Ne, do t’ua fshinim fare sytë nga fytyra, ashtu siç ua hoqëm mundësinë për të folur. Në këtë gjendje, edhe nëse nxitojnë për të ecur në rrugën e vendosur nga Zoti për në Xhenet, nuk do të munden. Allahu i Madhëruar thotë: “Por si do të mund të shihnin? Si mund të hyjnë në rrugën e Xhenetit, nëse ua zhdukim sytë?!”