Këtu flitet për çdo njeri që mohon ringjalljen dhe që e sheh atë si diçka të largët dhe të pamundur. Këta lloj njerëzish thonë:
– ”Njeriu thotë: “Mos vallë, pasi të vdes, do të ngrihem i gjallë (do të ringjallem)?” – E si do të më nxjerrë Zoti të gjallë pas vdekjes? Si do të më ringjallë, pasi të jem bërë pluhur e dhe? Pra, sipas tyre është diçka e papërfytyrueshme.
Sigurisht kjo vjen nga logjika e mbrapshtë, nga qëllimet e tyre të liga, nga urrejtja ndaj profetëve dhe nga mohimi i shpalljeve të Zotit. Nëse do të mendoheshin vetëm pak, do ta kuptonin se ajo që bëjnë është qesharake dhe mendjelehtësi. Allahu i Madhëruar përmend më pas një argument të prerë e të thjeshtë për t’u kuptuar: