Select Page

– “Musai i tha atij (Hidrit): “A pranon të vij me ty, që të më mësosh diçka nga udhëzimi i drejtë që të është mësuar ty (nga Zoti )?” – A më lejon të të ndjek pas, që të mësoj prej teje diturinë që të ka mësuar Zoti? Kështu do të mësoj më shumë rreth atyre çështjeve që Zoti të ka mësuar ty. Allahu i kishte dhuruar Hidrit inspirim dhe e kishte nderuar duke i dhënë mundësinë të shihte qartë edhe disa çështje, që për të tjerët ishin të panjohura, madje edhe Musait (a.s). Atëherë, Hidri i tha Musait: