Këto kafshë, Allahu i Lartësuar i krijoi që të jenë në shërbimin dhe dobinë tuaj. Në ato ka shumë mirësi e mësime, që ju mund të nxirrni e kuptoni. Përmes tyre, ju mund të kuptoni dhe arsyetoni rreth pushtetit të plotë të Allahut dhe gjerësisë së bujarisë dhe mirësisë së Tij. I lavdëruar qoftë Ai që qumështin e pastër e bën të prodhohet nga ajo hapësirë mes gjakut dhe ushqimit të përtypur, në barkun e kafshës.
Si është e mundur që qumështi, aq i këndshëm e ushqyes, të prodhohet në barkun e bagëtisë dhe të dalë aq i pastër? Ai është pije dhe ushqim i këndshëm për krijesat. A nuk tregon kjo për pushtetin madhështor të Zotit? Të paditurit thonë se e ka bërë Natyra kështu. Atëherë, më thoni çfarë është ajo gjë në natyrë që e shndërron barin që e ha bagëtia, bashkë me ujin dhe kripërat që ajo fut në barkun e saj, në qumësht aq të këndshëm?