Select Page

Janë ata që thonë: “O Zoti ynë! Largoje prej nesh vuajtjen e Xhehenemit …” – Largoje atë prej nesh, duke na ruajtur nga çdo vepër që të afron pranë tij dhe duke na i falur dhe mbuluar ato gjëra që i kemi bërë dhe për të cilat meritojmë dënimin.

… sepse vuajtja në të është, vërtet gjëja më e rëndë!”. – Ndëshkimi është i pandashëm nga banorët e Zjarrit, ashtu siç nuk i ndahet borxhdhënësi borxhliut, sepse kërkon hakun e vet.