– “Edhe tek Adët dërguam vëllain e tyre Hudin …” – Edhe në fisin e Adëve, që jetonin në zonën e Jemenit, u dërgua vëllai i tyre nga gjaku, Hudi a.s, që t’i urdhëronte për të adhuruar Allahun si Një të Vetëm dhe të ndaleshin nga idhujtaria, padrejtësitë dhe përhapja e gjynaheve. Ai iu drejtua popullit të tij:
– “O populli im, adhurojeni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër veç Tij, që meriton të adhurohet. A nuk keni frikë (Allahun)?” – A nuk keni frikë zemërimin dhe ndëshkimin e Zotit, kur vazhdoni në rrugën tuaj të gjynaheve? Nëse nuk nënshtroheni për ta adhuruar Zotin si Një e të Vetëm dhe sipas Shpalljes së Tij, atëherë vërtet duhet t’i frikësoheni ndëshkimit dhe zemërimit të Tij.