– ”Aty do të mbesin përgjithmonë dhe nuk do të gjejnë asnjë që t’i mbrojë a t’i ndihmojë.” – Atje do të qëndrojnë përgjithmonë dhe kurrë nuk kanë për të dalë. Edhe dënimi kurrë nuk ka për t’iu lehtësuar. Ata nuk kanë për të gjetur ndonjë ndihmëtar, që t’u japë atë që kërkojnë dhe as ndonjë mbrojtës, që t’i shpëtojë nga ndëshkimi. Atyre u ka kthyer shpinën çdo mik e ndihmës dhe i ka rrethuar nga çdo anë ndëshkimi përvëlues, që u shkon deri në shpirt.