Ai e bëri këtë që të kuptoni këshillat, porositë dhe paralajmërimet e Tij dhe që, përmes këtyre mësimeve e kujtimeve, të argumentoni se Allahu është i vetmi i Adhuruar me meritë në botë. Ai është i vetmi i Adhuruar, sepse është i vetmi që dhuron mirësitë dhe kujdeset për krijesat. Është Ai që e zbret shiun dhe bën të mbijnë të gjitha llojet e bimësisë.
Ai është i vetmi që meriton adhurimin e nënshtrimin e krijesave, sepse Ai është i plotpushtetshmi. Ai që ringjall tokën e vdekur dhe të shkretë është i plotpushtetshëm për të ringjallur krijesat nga vdekja. I Adhuruari i vetëm është Ai që i ka dhuruar të gjitha këto mirësi dhe kujdeset për krijesat me mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse.