– “Vallë, ju e bëni atë të mbijë, apo Ne e bëjmë të mbijë?” – Vallë, jeni ju që i nxirrni si bimë nga toka, apo jeni ju që i rrisni ato? Ju e nxirrni sythin nga bima, i cili pastaj bëhet frut i pjekur dhe i shijshëm? Apo është Allahu i Madhëruar, i vetmi që i ka krijuar dhe përkujdeset për to? E shumta që ju mund të veproni është ta punoni tokën, të hidhni farën, ta ujisni e ndonjë shërbim tjetër. Pastaj ju nuk e dini se ç’do të ndodhë me të. Nuk është në dorën tuaj zhvillimi i saj. Bima është e shfaqur ndaj shumë rreziqeve, sikur të mos ishte kujdesi i Allahut që ajo të bëhej e dobishme për ju.