Select Page

– “Prandaj vendosni seriozisht për çështjen tuaj dhe dilni në shesh tok e të bashkuar! Ai që triumfon sot, ai ka fituar.” – Hidhuni në veprim si një trup i vetëm, duke demonstruar gjithë fuqinë tuaj! Për të dalë triumfues, bëhuni të gjithë bashkë, që puna juaj të jetë më e fuqishme! Jepni gjithçka që keni, sepse kush fiton sot, ka fituar gjithçka që synon, qoftë pasuri apo pushtet. Nga fitorja e kësaj dite varen ditët që do të vijnë më pas. Subhanallah! Sa të përkushtuar ishin ata në mbrojtjen e së kotës! Sa këmbëngulës ishin arritjen e qëllimeve të tyre! Ata lëvizën çdo gur që të mposhtnin të vërtetën. Por Allahu dëshiron që të triumfojë vetëm e vërteta dhe të mposhtet e kota!