– ”Allahu i ka mallkuar jobesimtarët …” – Këta janë ata që mohimi u bë cilësi e përhershme e tyre. Ata nuk besojnë Allahun, profetët e Tij dhe as Shpalljen, prandaj Allahu i largoi nga mëshira e Tij në dynja dhe në ahiret. Ky dënim mëse i meritueshëm për ta.
– ”… dhe për ta ka përgatitur një zjarr të ndezur fort.” – Ai ka përgatitur një zjarr të ndezur fort, që djeg trupat e tyre dhe dhimbja u shkon deri në zemër.