– “Ajo është një pemë që mbin në fund të Xhehenemit.“ – Ajo është një pemë që mbin mu në mes të Zjarrit dhe frytet e saj janë frytet më të shëmtuara. Pikërisht vendi ku ajo mbin na tregon se sa e keqe është. I Lartësuari na tregon se ajo mbin mu në mes të Zjarrit për të na treguar se sa e ligë është. Më pas përshkruan edhe frutat e saj.