Select Page

Është Ai që ju orienton në errësirat e tokës e të detit …Kush është ai që ju tregon rrugën, kur gjendeni mes errësirave të tokës dhe të detit dhe nuk keni asnjë udhërrëfyes dhe asnjë mjet për të gjetur shpëtim? I vetmi udhëzim është ai që ju jep Allahu dhe i vetmi lehtësim ju vjen nga Ai. Ai ju lehtëson dhe ju jep mundësinë që të gjeni rrugën. 

– ”… dhe Ai që dërgon erërat si përgëzim përpara mëshirës së Tij (shiut).  Përpara shiut, Allahu lëshon erëra, të cilat grumbullojnë retë, dhe i bën që të ngarkohen dhe pastaj lëshojnë shiun. Kështu, njerëzit gëzohen dhe lumturohen që kur shohin këto re të bashkohen, para se të zbresë shiu.

– ”A ka ndonjë zot tjetër (që meriton adhurimin), përveç Allahut?A ka kush mund ta bëj këtë veç Zotit? Apo Ai është i Vetmi që mund ta bëjë këtë? Atëherë, përse ju i shoqëroni shokë Atij dhe adhuroni zota të tjerë veç Tij?

– ”I dëlirë dhe i lartësuar qoftë Ai nga çfarë i përshkruajnë si shok!U madhëroftë, u dëlirësoftë dhe u lartësoftë mbi gjithçka që ata i shoqërojnë, si idhuj e gjithçka që ata adhurojnë përveç Tij.