Select Page

Ata të cilët e merituan dënimin, do të thonë (për pasuesit e tyre në humbje): “O Zoti ynë! …” – Udhëheqësit dhe prijësit në kufër dhe sherr, për të cilët ka marë fund vendimi për dënim, duke pranuar se ishin të humbur dhe devijues të të tjerëve, thonë:

Këta janë ata që ne i devijuam (nga e vërteta).Këta na pasuan ne.

Ne i devijuam ata siç devijuam edhe veten tonë.Që të gjithë ne ishim fajtorë për devijimin dhe humbjen ku ishim zhytur. Prandaj vendimi për dënim ka përfunduar për të gjithë.

Ne tashmë distancohemi para Teje …Pra ne distancohemi tek Ti nga adhurimi që ata na përkushtonin. Ne distancohemi nga idhujtaria dhe punët e tyre të liga.

…(e dëshmojmë) se ata nuk na adhuronin ne.” – Në të vërtetë, ata adhuronin shejtanët.