– ”Ata besojnë dhe janë të devotshëm.” – Kështu, së pari, ata besojnë Zotin, melekët, librat dhe profetët e Zotit, Ditën e Llogarisë dhe caktimin e të mirës dhe të keqes prej Tij. Besimi i tyre është korrekt dhe i bazuar në dritën që vjen nga Allahu i Lartësuar. Së dyti, ata e jetësojnë besimin përmes devotshmërisë, duke zbatuar urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave, në emër të dashurisë për Zotin, në formë nënshtrimi e përunjësie ndaj Tij, duke iu frikësuar ndëshkimit të Tij dhe duke shpresuar shpërblimin e Tij.