Select Page

“Po nëse ata duan të të mashtrojnë, atëherë ty të mjafton Allahu.” – Allahu i Lartësuar të mjafton për të të mbrojtur nga çdo gjë e ligë. Është i Madhërishmi Ai që përkujdeset për çdo gjë që të sjell dobi dhe është e rëndësishme për ty. Allahu i Lartësuar të ka dhënë shumë shembuj tashmë se ndihma e Tij është mëse e mjaftueshme për ty, prandaj mbaje zemrën të qetë. Në vijim, Allahu i Lartësuar përmend disa raste kur mbështeti Profetin e Tij.

– “Ai të ka fuqizuar ty me Ndihmën e Tij dhe me besimtarët.” –  Ndihma më e madhe që Allahu i Lartësuar i dha Profetit ishte ndihma qiellore, para së cilës asgjë nuk mund të qëndrojë dhe, aq më pak, ta mposhtë. Pastaj vjen ndihma tokësore, përmes besimtarëve të shumtë, të cilët ndihmuan dhe mbështetën rrugën e Profetit a.s. Por që besimtarët të jenë një forcë ndikuese në mbështetje të fesë së Allahut, ata duhet të jenë të bashkuar, prandaj dhe Allahu i Lartësuar thotë: