Allahu i Madhëruar na tregon rreth të dashurve të Tij të zgjedhur dhe shpërblimit të tyre të madh:
– ”Nuk ka dyshim se të dashurit e Allahut nuk kanë aspak frikë dhe as brengosje. – Kështu, ata janë të sigurt nga dy gjëra:
1. Nga frika për atë që i pret në të ardhmen. Asgjë nuk e frikëson shpirtin e këtyre të zgjedhurve, për sa u përket gjendjeve nëpër të cilat do të kalojnë.
2. Nga dëshpërimi e brengosja për gjithçka që ka kaluar. E si të frikësohen, kur ata lënë pas vepra të mira, pendim të sinqertë e bindje ndaj Zotit?! Duke qenë të sigurt nga frika për të ardhmen dhe brengat për të shkuarën, ata do të jenë gjithmonë të qetë dhe të lumtur. Ata do të shoqërohen gjithmonë nga mirësi të shumta, që vetëm Allahu i Lartësuar i dhuron. Më pas, duke na nxitur të bëhemi si ata, Allahu i Madhëruar na tregon cilësitë e tyre: