Select Page

– “Ne nuk e detyrojmë askënd përtej mundësive të tij.“ – Allahu e ngarkon njeriun veçse në masën që ka mundësi ta realizojë. Madje, Ai nuk kërkon të gjithë forcën dhe mundësitë e robit, por më pak se kaq. Kjo është shenjë e mëshirës dhe urtësisë së Zotit. Me mëshirën dhe urtësinë e Tij, Ai ua lehtëson robërve  rrugën drejt Tij dhe bën që kjo rrugë të jetë e mbushur plot me udhëtarë që synojnë të shkojnë tek Ai, në çdo kohë e vend.

– “Te Ne është libri që shënon gjithçka me saktësi …“ – Ky është regjistri i parë, në të cilin është shkruar gjithçka dhe çdo gjë që ndodh është fiks sipas asaj që është shkruar në të. Allahu thotë gjithmonë të vërtetën.

– “… dhe atyre nuk do t’u bëhet asnjë padrejtësi.“ – Nuk do t’u  cenohen apo pakësohen të mirat që kanë bërë dhe as nuk do t’u shtohen të këqijat.