– “Sikur Allahu t’i dënonte njerëzit për shkak të padrejtësive së tyre, nuk do të linte mbi Tokë asnjë të gjallë.” – Nëse do t’i merrte në përgjegjësi dhe t’i dënonte për padrejtësitë e tyre, pa shtuar e pa pakësuar aspak, njerëzit do të shkatërroheshin: “… nuk do të linte mbi tokë asnjë gjallesë.”.
Ai do t’i ndëshkonte ata që i kryejnë këto poshtërsi dhe gjithçka tjetër që i rrethon, qofshin kafshë e gjallesa të tjera, sepse ligësia e gjynaheve sjell shkatërrim të jetës dhe të krijesave.
– “Por Ai i lë ata për më vonë, deri në afatin e caktuar.” – Allahu i Madhëruar nuk nxitohet për t’i ndëshkuar për atë që e meritojnë, por i afatizon deri në një kohë të përcaktuar, pra, në Ditën e Gjykimit.
– “Kur të vijë afati i tyre, ata as nuk mund ta përngadalësojnë e as ta përshpejtojnë atë.” – Le të kenë kujdes dhe të frenohen, përderisa kanë ende kohë për pendim, para se të vijë koha kur nuk do të ketë më shtyrje afati.