– Por Allahu do t’i shpëtojë të devotshmit me devotshmërinë e tyre.“ – I shpëton ata, sepse ata bëjnë diçka që sjell shpëtimin: ata përmbushin devotshmërinë ndaj Allahut. Devotshmëria është forca dhe furnizimi më i mirë gjatë sprovave. Ajo është ndihma më e madhe në çdo kohë vështirësie. Allahu thotë për këta fatlumë:
– “Ata nuk do t’i prekë asnjë e keqe …“ – Nuk do t’i kapë ndëshkimi, i cili të dëshpëron.
– “… dhe as nuk do të brengosen.“ – Ata janë të ruajtur jo vetëm nga dënimi dhe dhimbja që ai sjell, por edhe nga frika prej tij. Ata nuk do t’i shqetësojë as frika prej atij ndëshkimi. Kjo është siguria më e plotë për këta të lumtur.
Kjo siguri do t’i shoqërojë derisa të mbërrijnë në vendin e paqes dhe mirësisë. Atje do të përjetojnë me të gjithë përmasat dhe kuptimet shpëtimin nga dënimi dhe sigurinë nga e keqja. Në fytyrat e tyre do të shikosh gjurmët e mirësive dhe ndikimin që ato sjellin në shpirtrat e tyre. Ata do të thonë: “I lavdëruar qoftë Allahu, që na i largoi të gjitha brengat! Zoti ynë është është Falës i Madh dhe shumë Mirënjohës.”. [Fatir 34].