Select Page

– “Musai u tha atyre (magjistarëve): “Mjerë ju! Mos trilloni gënjeshtra kundër Allahut dhe t’ju shkatërrojë me dënim. Nuk ka dyshim, se ai që trillon (gënjeshtra kundër Allahut), ka për të dështuar.”. – Mos e mbroni të kotën dhe, nëpërmjet magjisë tuaj, të bëheni palë me të! Mos luftoni kundër të vërtetës dhe të trilloni gënjeshtra kundër Allahut, sepse kjo do të sillte ndëshkimin shfarosës mbi ju! Çfarë do që të bëni, do të zhgënjeheni për trillimet e shpifjet tuaja. As ofiqet apo nderet që synoni nga Faraoni nuk do t’i merrni dhe as nga ndëshkimi i Allahut nuk do të shpëtoni. Nuk ka dyshim se fjala e vërtetë dhe e drejtë do të ndikojë te njerëzit dhe zemrat e tyre.