Select Page

Ja, për një mirësi të tillë le të punojnë të gjithë punëmirët!Kjo është rruga, për hir të së cilës duhet të shpenzosh gjërat më të shtrenjta që zotëron. Kjo është rruga që ndjekin më të diturit dhe më të mençurit. Mjerimi dhe humbja më e madhe është që njeriut t’i kalojnë çaste duke mos punuar për ahiretin e tij e për t’u afruar tek Zoti i tij. Si mendon se është gjendja e atyre të mjerëve që jo vetëm që nuk bëjnë vepra të mira, por përkundrazi, bëjnë poshtërsi, që i zhysin edhe më thellë në dënimin e Zotit dhe i afrohen Xhehenemit çdo ditë e më shumë?!