Select Page

“Atëherë, – thanë ata, – silleni atë këtu në sy të njerëzve, që ta shohin të gjithë!” – Pasi u bindën se ishte Ibrahimi ai që e kishte kryer atë vepër, vendosën ta nxirrnin Ibrahimin para të gjithë popullit, që ta shihnin se si do të ndëshkohej ai dhe çdokush që do të guxonte të përdhoste e përçmonte idhujt e tyre. Por, në fakt, pikërisht këtë donte Ibrahimi. Ai donte që të fliste hapur para të gjithë njerëzve, që t’ua qartësonte të vërtetën dhe ata të mos kishin më asnjë justifikim para Zotit. Kjo ishte njëlloj siç veproi Musai kur i tha Faraonit në lidhje me magjistarët: “Koha e caktuar le të jetë dita e festës, kur njerëzit të mblidhen paradite.” [Ta Ha 59]. Kështu, kur u mblodhën të gjithë njerëzit, ata e nxorën Ibrahimin përpara dhe thanë: