Select Page

Vërtet, ky është suksesi më i madh.Kështu do të arrijnë çdo mirësi që e synojnë dhe ua kënaq shpirtin dhe do të shpëtojnë nga çdo gjë që i druhen. A ka fitore më të madh sesa kjo? Ky duhet të jetë synimi më i rëndësishëm dhe i vetëm për atë njeri që ka mend. Plotësimi i këtij synimi e shpie robin pranë kënaqësisë së Zotit të Tokës dhe të qiejve. Ata që janë pranë Zotit do të jenë më të lumturit. Në dynja  lumturohen duke e njohur Allahun, ndërsa në ahiret do të lumturohen me praninë e Tij, duke e parë Atë dhe duke e dëgjuar fjalën e Tij.