Allahu i Madhëruar është Krijuesi dhe Furnizuesi i krijesave. Ai ka në dorë rizkun e krijesave, qoftë atyre të forta, qoftë atyre që janë të dobëta. Ai thotë:
– ”Sa e sa gjallesa nuk kanë mundësi ta gjejnë rizkun.” – Sa e sa gjallesa që janë të dobëta e nuk kanë forcë e aftësi të gjejnë rizkun për veten e vet, por është Allahu i Gjithëmëshirshëm që i ushqen e kujdeset për to në çdo çast.
– ”Është Allahu Ai që i ushqen edhe ato edhe ju.” – Të gjithë ju jeni krijesa nevojtare, që Zoti jua siguron ushqimin. Është Ai që jua mundëson rizkun tuaj, siç është i Vetmi Ai që ju krijoi dhe administron të gjitha çështjet tuaja e përkujdeset për ju.
– ”Ai dëgjon dhe di gjithçka.” – Atij nuk mund t’i fshihet asgjë. Asnjë gjallesë nuk shkatërrohet nga mungesa e rizkut dhe shkak për këtë të jetë se Zoti nuk e di. Zoti di gjithçka dhe çdo gjë ndodh me lejen dhe diturinë e Tij të plotë, siç thotë i Madhëruari: “Nuk ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos ushqehet nga Allahu. Ai e di vendbanimin dhe vendprehjen e tyre. Gjithçka gjendet në një Libër të qartë (Leuhi mahfudh). ” [Hud 6].