– “Kështu, Faraoni u kthye, tuboi magjistarët e vet dhe doli në kohën (dhe vendin) e caktuar.” – Kështu, Faraoni mblodhi popull dhe magjistarë sa mundi, për intrigën e tij kundër Musait. Ai dërgoi njerëzit e tij në të gjitha qytetet për të mbledhur sa më shumë magjistarë të njohur dhe të zotë. Asokohe, magjia ishte e përhapur shumë dhe ishte bërë një njohuri e rëndësishme dhe e vlerësuar ndër njerëz. Si përfundim, Faraoni mblodhi një numër të madh magjistarësh. Të dyja palët dolën në kohën dhe vendin e caktuar. Ishin grumbulluar me mijëra njerëz: të pasur e të varfër, të pushtetshëm dhe popull i thjeshtë, të mëdhenj e të vegjël. Atëherë u bë një reklamë e madhe, që njerëzit të merrnin pjesë masivisht.