Select Page

Çdo gjë që ju është dhënë është veçse kënaqësi e jetës së kësaj bote dhe stoli e saj; …Allahu i Lartësuar i nxit robërit e Tij për të qenë asketë në jetën e kësaj bote dhe i porosit që të mos mashtrohen nga ajo dhe të jenë shumë të kujdesshëm.  Ai inkurajon ata që të lidhen fort me ahiretin dhe ta bëjnë atë qëllimin parësor. Për t’i përforcuar këto porosi,

Ai i njofton krijesat se të gjitha stolitë e kënaqësitë e kësaj bote si, ari e argjendi, gratë e fëmijët, ushqimet e pijet e këndshme, kafshët, bagëtitë e bujqësia janë të përkohshme, shumë të mangëta dhe të rrethuara me vështirësi, sfida e pengesa të vazhdueshme. Njeriu mund t’i ketë ato mirësi një kohë të shkurtër, duke synuar të duket dhe të lëvdohet ndër njerëz, por shumë shpejt ato largohen dhe faniten. Ato përfundojnë dhe zotëruesi i tyre nuk përfiton asgjë, përveçse dëshpërimin, trishtimin dhe privimin.

– ”… kurse ajo që ju pret tek Allahu është shumë më e mirë dhe e përhershme.  Mirësitë e përjetshme dhe jeta në paqe e kënaqësi tek Zoti janë shumë më të mira, si në masë, ashtu edhe në cilësi. Gjithashtu, ato do të vazhdojnë përgjithmonë dhe në përmirësim të vazhdueshëm.

A nuk e mendoni, atëherë?A nuk keni logjikë, që të peshoni çështjet ashtu siç duhet? Cila nga dy botët është më e meritueshme për t’i dhënë përparësi? Cila botë meriton më së shumti për të punuar për të dhe për të fituar lumturinë? Në varësi të logjikës së robit do të jetë edhe gjykimi i drejtë në këtë çështje. Kush i ka dhënë përparësi dynjasë e ka bërë veçse për shkak të mangësisë në logjikën e tij dhe mendjelehtësisë. Vëreni me kujdes se si në fund Zoti na bën të mendojmë për fundin e secilit grup, atyre që preferojnë dynjanë dhe atyre që preferojnë ahiretin. Ai thotë: