– “A nuk është shpërblimi i veprës së mirë veçse e mira?! Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?” – A ka shpërblim tjetër, veç mirësive të mëdha, për ata që janë bamirës, duke kryer adhurimin ndaj Zotit dhe duke qenë të dobishëm ndaj krijesave të Zotit?! Sigurisht, këtyre u premtohet shpërblim i madh, sukses në çdo të mirë dhe ruajtje nga çdo e keqe. Ata do të kenë begati, paqe e lumturi të përjetshme.