Select Page

Vërtet, ata e mohuan Mesazhin …Ata e quajtën gënjeshtër Shpalljen e vërtetë të Zotit, dhe ky mohim u bë cilësi e pandashme e tyre, që nuk ndryshon dhe as zbutet.

… por së shpejti do t’u vijë e vërteta e asaj me të cilën talleshin. Pra, do të zbresë mbi ta dënimi i Zotit dhe do t’i befasojë ajo të cilën e mohuan dhe nuk e besonin. Mbi ta është bërë hak të zbatohet urdhri i Zotit për ndëshkim. Në vijim, duke treguar për atë lloj kujtimi e meditimi që i sjell dobi njeriut, Allahu i Lartësuar thotë: