– “S’ka dyshim se ata ithtarë të Librit dhe idhujtarë, të cilët nuk besuan (Islamin, Kur’anin, Muhammedin a.s), do të futen në zjarrin e Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë.” – Ata do të ndëshkohen në zjarrin e Xhehenemit, i cili do t’i përfshijë dhe mbulojë tërësisht brenda tij dhe do t’i stërmundojë me përvëlimin e tij. Atje do të qëndrojnë përgjithmonë dhe kurrë nuk do t’u lehtësohet ndëshkimi. Ata do të jenë të përjetshëm në ndëshkim dhe të pashpresë për shpëtim apo lehtësim.
– “Ata janë krijesat më të këqija.” – Janë të tillë, sepse pasi e kanë njohur të vërtetën, e shpërfillin dhe e refuzojnë atë, duke shkatërruar në këtë mënyrë dynjanë dhe ahiretin e tyre.