Select Page

– “O njeri! Ç’të mashtroi ty, që nuk i besove Zotit tënd Bujar …” – Allahu i Lartësuar i drejtohet me këto fjalë njeriut, i cili është aq i mangët dhe i pakujdesshëm në kryerjen e detyrimeve ndaj Zotit të tij dhe aq i paturpshëm në shkeljen e kufijve të Tij: Çfarë të shtyu që të sillesh në këtë formë? Mos vallë, mospërfillja jote ndaj të drejtave të Krenarit të Plotfuqishëm?! Apo shpërfillja e kërcënimeve dhe ndëshkimit të Tij të dhembshëm?! Apo mos, vallë, nuk je i sigurt në ringjalljen dhe shpërblimin e të Drejtit të Gjithëmëshirshëm?! Pa mendohu pak për krijimin tënd!