Select Page

Nuk ka dyshim se ti (o Muhamed) po e merr Kur’anin nga Ai që është i Urtë dhe i Gjithëditur.Këtë Kur’an që po të zbret dhe po të shpallet, dije se po e mer nga Ai që është El Hakim – i Urtë, që i vendos gjërat në vendin e vet dhe u jep hakun që i takon. Ai është gjithashtu El Alim – i Gjithëditur, që i di të gjitha gjërat, madje edhe fshehtësitë më të mëdha të tyre.

E fshehta dhe e dukshmja janë njëlloj për Të. Atëherë, duke qenë se ky libër po të jepet nga Ai që është i Urtë dhe i Gjithëditur, kuptohet se ai është tërësisht urtësi dhe udhëzues për të arritur çdo mirësi për njerëzit, sepse Allahu e di më mirë se cilat janë mirësi  për njerëzit dhe nevojat e tyre.